Sëmundja e Celiakisë


Sëmundja e celiakisë është një sëmundje imunologjike e lidhur me glutenin (proteinë që gjendet në drithëra), e cila prek disa organe. Ajo konsiston në moszbërthimin e plotë të proteinës së grurit nga enzimat përkatëse.

Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është intoleranca ndaj gliadinës në persona me predispozitë gjenetike të caktuar (lidhja me HLA-DQ2 dhe HLA-DQ8). Gliadina është fraksion i tretshëm në alkool i glutenit.

Ankesat:

  • Ankesat klasike të celiakisë:
    • Diarre.
    • Rënie në peshë.
    • Sindromi i malabsorbimit (keqtretje ose keqthithje e ushqimit në zorrë).
    • Vonesë e zhvillimit fizik në moshën e fëmijërisë.
  • Ankesa jashtë tubit tretës:
    • Dermatiti herpetiform duhring – skuqje të cilat shfaqen kryesisht në pjesët e shtrira të lëkurës së këmbëve, të duarve, në pjesën e përparme të trupit.
    • Mungesa e hekurit- djegie e gjuhës, gjuhë e skuqur atrofike.
    • Artritis – dhimbje të kyçeve.
    • Osteoporozë – pakësim të kalciumit në kocka.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Gastroskopi me biopsi në pjesën e duodenit.
  • Ekografi abdominale.
  • Analiza laboratorike:
    • Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, fibrinogjen, albuminemi.
    • Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
    • Glicemi.
    • INR.
    • Gjak komplet.
    • Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
    • Funksioni i pankreasit: amilazemi, amilazuri, lipazemi.
    • Elektrolitet (Ca, K, Mg, Na, Cl).
    • FR, ASO.
    • EMA, IgG-anti-DGP, Anti-Tg2-IgA (këto janë analiza specifike kur dyshohet për këtë lloj sëmundje).

  • Trajtimi:

    Trajtimi kryesor i kësaj sëmundjeje konsiston në mbajtjen e një diete ushqimore strikte pa gluten. Gjithashtu, duhet përdorur edhe terapia e përkohshme me medikamente për të zëvendësuar ato deficite që mund të ketë shkaktuar kjo sëmundje deri në momentin e diagnostikimit.



KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.