
Balanca e trupit tuaj fillon nga këtu
Elektrolitet janë analiza gjaku që masin balancën e mineraleve thelbësore për funksionimin normal të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor.
Elektrolitet janë minerale të rëndësishme që ndodhen në gjak dhe inde, të cilat ndihmojnë trupin në:
Ky testi mat, specifikisht, nivelet e natriumit (Na), kaliumit (K), klorit (Cl), kalciumit (Ca) dhe magnezit (Mg).
Ky test rekomandohet në rastet kur:
Natriumi (Na⁺) → Rregullon balancën e ujit dhe presionin e gjakut.
Kaliumi (K⁺) → I rëndësishëm për funksionin e muskujve dhe zemrës.
Kloruri (Cl⁻) → Mbështet ekuilibrin acido-bazik.
Kalciumi (Ca²⁺) → I rëndësishëm për kockat, muskujt dhe përçimin nervor.
Magnezi (Mg²⁺) → Ndihmon në relaksimin muskulor dhe funksionin e zemrës.
Kjo analizë kryhet përmes një mostre gjaku dhe nuk është e nevojshme të qëndroni esëll, përveç rasteve që jepet në kombinim me analiza të tjera. Rekomandohet, gjithashtu, që të shmangni aktivitetin fizik të rëndë përpara testit.
⬆️ Ngritja ose ⬇️ ulja e elektroliteve, përtej normës, mund të tregojë:
Simptomat mund të përfshijnë: lodhje, rrahje të çrregullta të zemrës, spazma muskulare, konfuzion ose marrje mendsh.
Vlerat e elektroliteve duhet të interpretohen gjithmonë në kontekstin klinik dhe në lidhje me analizat e tjera laboratorike.
Testi i elektroliteve është një analizë e thjeshtë por jetike, që ndihmon në identifikimin e çrregullimeve të mundshme dhe ruajtjen e balancës biologjike.
📌 Rishikuar nga Dr. Aurora Knuti, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional