Kardiologji


Blog

Në fushën e kardiologjisë bëjnë pjesë të gjitha patologjitë që kanë të bëjnë me:

  • Sëmundjet e valvulave të zemrës.
  • Sëmundjet e enëve të gjakut që hyjnë dhe dalin nga zemra.
  • Vrimat brenda në zemër dhe sëmundje të tjera të lindura të zemrës me komplikacione të rënda.
  • Sëmundje të muskulit të zemrës.
  • Sëmundje të enëve të gjakut, që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak, si arteriet koronare.
  • Sëmundje të cipës që mbështjell zemrën – perikarditet.
  • Tumoret brenda në zemër.
  • Sëmundje të sistemit elektrik të zemrës, çrregullimet e ritmit dhe ato të përçimit të impulsit.
  • Tensionin dhe sëmundjet që vijnë prej tij.

Në klinikën tonë merremi kryesisht me diagnostikimin, kontrollin, ndjekjen afatgjatë dhe mjekimin e këtyre patologjive. Ekzaminimet klinike, laboratorike dhe instrumentale që kryhen në Klinika Kajo dhe që i përkasin departamentit të kardiologjisë janë:


Ekzaminime klinike


Ekzaminime instrumentale


Ekzaminime laboratorike të ndryshme, më të zakonshmet përfshijnë:

  • Gjak komplet.
  • Glicemi.
  • Lipidograma: HDL, LDL, triglicerid, kolesterol total.
  • INR.
  • Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, CRP, LDH, GGT, fibrinogjen.
  • Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
  • Proteina totale.
  • Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
  • Hormonet e tiroides: Ft3, Ft4, TSH.