Deklaratë mbi Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet e Klinika Kajo shpk.
Kjo deklaratë jep një informacion të përgjithshëm rreth trajtimit të të dhënave personale nga KLINIKA KAJO.
Eniteti & Parimet tona
KLINIKA KAJO është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar pranë QKB me NUIS: L21530002M, me adresë në Njësia Bashkiake Nr.7, Rruga Dritan Hoxha, Pallati Green Construction, Shkalla 1, Kati 2, Ap.1, Tiranë, Shqipëri, e cila ofron shërbime mjekësore. KLINIKA KAJO e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj synon të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse. Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.klinika-kajo.al, është faqja zyrtare e KLINIKA KAJO.
Respektimi & mbrojtja e të dhënave personale
Ne besojmë se klientët tanë dhe/ose çdo vizitor i mundshëm i faqes sonë të internetit kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Kjo deklaratë shërben për t’ju informuar se si trajtohen të dhënat tuaja personale, si dhe për të garantuar respektimin e tyre sipas parashikimeve ligjore specifike. Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet:
Subjektet & të drejtat e tyre specifike
Kjo Deklaratë u drejtohet dhe vlen për informacionin/ të dhënat personale të mbledhura në lidhje me:
Për vizitorët e www.klinika-kajo.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm). Mbledhja e këtij informacioni bëhet në atë mënyrë që të mos identifikohet asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
Individët të cilët kërkojnë të rezevojnë takime nëpërmjet faqes mund të hasin një formë komunikimi të quajtur “Rezervo takim.” Në fusha të ndryshme të kësaj forme mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. Të gjitha të dhënat që do të merren do të mbeten konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për të kontaktuar direkt me personin e interesuar. Secila nga kategoritë e lartpërmenura ka këto të drejta specifike:
Të gjitha kërkesat sa më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet adresës postare dhe/ose elektronike të KLINIKA KAJO. KLINIKA KAJO brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do të dërgojë informacionin e kërkuar dhe do të bëjë sqarimet përkatëse. Në rast pakënaqësie mbi trajtimin e kërkesave nga ana jonë, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. KLINIKA KAJO, e ndërgjegjegjshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar. Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj deklarate.
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional