Prof. Dr. Efrosina (Nina) Kajo
Mjeke Kardiologe
Eksperte në ekografi kardiake, duke përfshirë eko kardiake trans-torakale, trans-ezofageale dhe eko të karotideve.
Titulli akademik: Profesor
Gjuhët e huaja: anglisht, italisht, frëngjisht
Përmbledhje profesionale
Prof. Dr. Efrosina (Nina) Kajo është një nga profesionistet më të njohura të kardiologjisë në Shqipëri. Me mbi 40 vite eksperiencë, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen klinike të mijëra pacientëve me sëmundje kardiovaskulare duke përfshirë ata të operuar nga zemra dhe mbajtës të valvulave artificiale. Formimi i saj i gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë specializimet në qendrat referuese europiane në Bad Oeynhausen dhe Ulm në Gjermani, e ka bërë një eksperte të njohur në diagnostikimin dhe ndjekjen e patologjive komplekse të zemrës.
Formimi profesional dhe specializimet
Edukimi
- Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (1974–1980).
Specializimet pasuniversitare
- Specializim pasuniversitar në Kardiologji, Spitali nr. 1, Tiranë (1983–1985).
- Specializim afatgjatë në ekografi kardiake të avancuar (trans-torakale dhe trans-ezofageale) në Herz-und Diabeteszentrum NRW Bad Oeynhausen dhe Bundeswehrkrankenhaus Ulm, Gjermani (1994–1995).
- Kualifikim në Doppler Sonography të aortës dhe arterieve periferike, si dhe të vazave ekstrakraniale, intrakraniale dhe periferike në Herz-und Diabeteszentrum NRW, Bad Oeynhausen, Gjermani (2002).
- Kualifikim pasuniversitar në Cardio-CT dhe Cardio-MRT, PrivatPraxis für Radiologie und Kardiologie, Bielefeld, Gjermani (2006–2007).
Fokusi klinik
Në punën e saj të përditshme, Dr. Nina Kajo merret me diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh kardiake dhe kardiovaskulare, duke përfshirë:
Ajo njihet për durimin dhe pasionin e saj në shpjegimin dhe sqarimin me detaje të pacientëve, duke kombinuar ekspertizën klinike me një komunikim të qartë dhe profesional. Eksperienca 35-vjeçare në kardiokirurgji e bën atë një njohëse shumë të mirë të protezave valvulare.
Procedurat dhe ekzaminimet që kryen
Dr. Nina kryen një sërë ekzaminimesh diagnostike kardiake, me fokus të veçantë në:
Eksperienca e thelluar në ekografinë kardiake moderne dhe pasioni i madh për mjekësinë diagnostike në përgjithësi, e bëjnë atë një nga ekokardiografistet më të mira në vend.
Karriera dhe pozicionet profesionale
Gjatë karrierës, Dr. Nina ka mbajtur role të rëndësishme në institucionet shëndetësore të vendit, duke përfshirë:
- Mjeke kardiologe në Klinikën e Kardiokirurgjisë, QSUT (1980–2016).
- Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (1992).
- Pedagoge e brendshme në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike (1996 – 2023).
- Shefe e Lëndës të Fiziologjisë Patologjike, Fakulteti i Mjekësisë (1998 – 2023).
- Zv. Presidente e Shoqatës Shqiptare të Ekokardiografisë (2017-2019).
- Anëtare e KEMP Tirana (2006-2016).
- Mjeke kardiologe dhe ekokardiografiste në Klinika Kajo (1999 – në vazhdim).
Anëtarësime profesionale
- Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë (1993-në vazhdim).
- Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë (1994- në vazhdim).
- European Society of Cardiology (ESC) (2005- në vazhdim).
Publikime dhe kontribute akademike
Dr. Nina ka kontribuar në literaturën mjekësore me punime dhe tekste të rëndësishme, duke përfshirë:
- “Ndërlikimet e vonshme në të sëmurët e operuar me proteza valvulare”, monografi, 2001.
- “Fiziologjia Patologjike”, tekst universitar, 2004.
- “Kirurgjia vazale”, bashkëautore, 2007.
- “Ekokardiografia”, bashkautore, 2014.
- 111 referime shkencore brenda dhe jashtë vendit.
- 19 botime shkencore, nga të cilat 9 ndërkombëtare.
Eksperienca klinike
Përvoja e saj shumëvjeçare përfshin:
- Diagnostikimin dhe ndjekjen e pacientëve me patologji kardiovaskulare.
- Ndjekjen para dhe pas ndërhyrjeve kardiokirurgjikale.
- Kryerjen e mbi 75,000 ekzaminimeve kardiake të dokumentuara, duke përfshirë:
- 50,000+ eko kardiake trans-torakale.
- 5,000+ eko kardiake trans-ezofageale.
- 20,000+ eko të karotideve.
Kjo përvojë e bën Prof. Dr. Nina Kajo një nga ekspertet më të besuara të kardiologjisë në Shqipëri.