Përgatitja e pacientit/es për Kolonoskopi me Sulfat Magnezi.


Pacienti/ja duhet të marrë në farmaci sulfat magnezi (3 paketa nga 30 g secila), të cilat do të përdoren duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme:

2 (DY) DITË PARA EKZAMINIMIT:

  • Vakti i fundit i ushqimit të pacientit/es do të jetë në orën 20:00, 2 (dy) ditë përpara ekzaminimit.

  • 1 (NJË) DITË PARA EKZAMINIMIT:

    • Në orën 08:00, një ditë para ekzaminimit, do të tresë 1 paketë e gjysmë nga doza e sulfatit të magnezit në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
    • Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.
    • Në orën 19:00 do të tresë 1 paketë e gjysmë (sasia e mbetur nga doza e mëparshme e sulfatit të magnezit) në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën, do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
    • Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.

    DITA E EKZAMINIMIT:

    • Ditën e ekzaminimit nuk duhet të konsumojë asgjë dhe duhet të paraqitet në orarin e caktuar në klinikë.

    KUJDES!!!

  • Lëngjet duhet të jenë të pastra , të kulluara (bujon) dhe JO ME NGJYRË TË KUQE. Kryesisht lëng mishi i pastër (duhet të konsumohet patjetër) dhe lëngje të tjera të tejdukshme si çaj, ujë, lëng frutash etj.
  • Pacientët që marrin hollues gjaku si aspirina, sintromi etj, DUHET T’I NDËRPRESIN ato 3 ditë para ekzaminimit dhe do t’i vazhdojnë pasi të kenë kryer ekzaminimin.
  • Pacientët që vuajnë nga diabeti dhe marrin mjekime për të, DUHET TË PËRGJYSMOJNË DOZËN ditën e ekzaminimit.
  • Pacientët që vuajnë nga tensioni dhe marrin mjekime për të, NUK DUHET T’I NDËRPRESIN.
  • Pacienti duhet të vijë i shoqëruar nga 1 (një) person tjetër (familjar ose i afërm) ditën e ekzaminimit.
  • Nëse nuk zbatohet procedura përgatitore e mësipërme, në çdo pikë të saj, ekzaminimi nuk mund të kryhet.


  • Për të kryer këtë ekzaminim në Klinika Kajo duhet të rezervoni paraprakisht orarin pranë recepsionit, nëpërmjet formularit të rezervimit ose nëpërmjet numrave të telefonit.




    Shkarkojeni materialin në PDF:


    Blog