Biopsia e traktit tretës është një procedurë mjekësore që lejon marrjen e një cope shumë të vogël indi nga ezofagu, stomaku, zorra e hollë ose zorra e trashë, për ta analizuar atë në mikroskop dhe për të vendosur një diagnozë të saktë.
Kjo procedurë kryhet gjatë një ekzaminimi endoskopik, si gastroskopia (ekzaminim endoskopik i ezofagut dhe stomakut) ose kolonoskopia (ekzaminim endoskopik i zorrës së trashë), dhe përfaqëson standardin më të besueshëm për identifikimin e sëmundjeve inflamatore, infektive, autoimune dhe neoplazike.
Biopsia e traktit tretës është një procedurë diagnostikuese që përdoret për:
Gjatë procedurës, mjeku merr mostra shumë të vogla indi (biopsi), të cilat dërgohen për ekzaminim histopatologjik në laborator, ku analizohen në mikroskop nga mjeku patolog për të vlerësuar ndryshimet qelizore dhe për të vendosur diagnozën përfundimtare.
Për më shumë informacion mbi këtë proces, shikoni faqen e ekzaminimit histopatologjik.
Biopsia e traktit tretës rekomandohet kur mjeku vëren ndryshime të dyshimta gjatë gastroskopisë ose kolonoskopisë, ose kur pacienti paraqet simptoma që kërkojnë konfirmim histologjik, si:
Biopsia e traktit tretës nuk është një procedurë më vete, por ajo kryhet gjatë gastroskopisë ose kolonoskopisë.
Gjatë kësaj procedure:
Biopsia kryhet nën sedacion dhe është pa dhimbje, pasi mukoza ka pak receptorë të dhimbjes. 😴
Përgatitja për biopsinë e traktit tretës është e njëjtë me përgatitjen për ekzaminimin endoskopik gjatë të cilit ajo kryhet.
Udhëzimet e detajuara për përgatitjen i gjeni në faqet përkatëse të këtyre ekzaminimeve.
Pas marrjes së mostrës për biopsi:
Nëse procedura është kryer nën sedacion, për kufizimet pas sedacionit dhe kujdesin pas procedurës, referojuni faqeve të gastroskopisë dhe kolonoskopisë.
Biopsia e traktit tretës është një procedurë shumë e sigurt. Komplikacionet janë të rralla, por gjithsesi të mundshme. Më të zakonshmet mund të përfshijnë:
Mjeku ju informon paraprakisht për çdo rrezik të mundshëm dhe merr masat maksimale për sigurinë tuaj.
A është biopsia e e traktit tretës dhimbshme?
Jo. Biopsia kryhet nën sedacion dhe shumica e pacientëve nuk ndjejnë dhimbje. Ajo është zakonisht e rehatshme dhe tolerohet mirë.
Sa kohë zgjat biopsia e traktit tretës?
Vetë marrja e mostrës zgjat vetëm disa sekonda. Kohëzgjatja totale varet nga ekzaminimi endoskopik gjatë të cilit kryhet. Për detaje mbi kohëzgjatjen, referojuni faqeve të gastroskopisë dhe kolonoskopisë, por zakonisht ju duhet të llogarisni 2 deri në 3 orë të shpenzuara në klinikë, nga momenti që hyni dhe deri sa të dilni.
Kur dalin rezultatet e biopsisë së traktit tretës?
Përgjigjet e biopsisë varen nga rezultati i ekzaminimit histopatologjik, i cili kërkon mesatarisht nga 5 deri në 14 ditë për tu finalizuar. Për informacion më të detajuar mbi mënyrën e punimit, kohëzgjatjen e përgjigjes dhe raportin final shikoni faqen specifike të ekzaminimit histopatologjik.
A mund të shkoj në punë pas biopsisë?
Kufizimet pas procedurës varen nga ekzaminimi endoskopik gjatë të cilit është kryer biopsia. Zakonisht, mjeku rekomandon që të pushoni ditën e ekzaminimit, por për udhëzime të detajuara, referojuni faqeve të gastroskopisë dhe kolonoskopisë.
Ku mund ta kryej biopsinë e traktit tretës?
Biopsia e traktit tretës kryhet në Klinika Kajo në Tiranë, pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Për më tepër informacion rreth lokacionit shikoni faqen e kontaktit.
Biopsia e traktit tretës kryhet nga gastroenterologët tanë me përvojë, duke përdorur pajisje moderne dhe protokolle të avancuara sigurie.
Nëse mjeku ju ka rekomanduar biopsi ose keni simptoma që kërkojnë vlerësim endoskopik, stafi ynë është gati t’ju ndihmojë.
Rezervoni një gastroskopi dhe/ose kolonoskopi në Klinika Kajo për të marrë kujdesin që meritoni. 📅
📌 Rishikuar nga Prof. Asc. Dr. Ilir Kajo, Gastro-Hepatolog, Endoskopist, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional