Kanceri i Pankreasit


Kanceri i pankreasit renditet i treti për nga shpeshtësia e tumoreve malinje të tubit tretës, pas kancerit te zorrës së trashë dhe atij të stomakut. Faktorë rreziku që mund të rrisin probabilitetin për t’u prekur nga kjo lloj sëmundje janë:

  • Historia familjare ose predispozita gjenetike.
  • Konsumi i rregullt i alkoolit.
  • Konsumimi i rregullt i duhanit.
  • Adipoziteti (Dhjamosja) BMI (Body Mass Index) >= 30 kg/m2.
  • Pankreatiti kronik dhe tumoret cistike të pankreasit.
  • Kemi 2 (dy) lloje të kancerit të pankreasit. Ata janë:
    • Adenokarcinoma – tumori malinj më i shpeshtë i pankreasit i cili takohet në shumicën e rasteve (në rreth 70% të tyre) në kokën e pankreasit.
    • Ky lloj tumori jep shumë shpejt metastaza (përhapje të tumorit në organe të tjera). Ato mund të formohen me:
      • Rrugë limfogjene (të limfës).
      • Rrugë hematogjene (të gjakut).
    • Karcinoma Papilare (Kanceri i grykëderdhjes së Pankreasit) njihet si grupi i tumoreve me prognozën më të mirë.

    Kanceri i pankreasit karakterizohet nga:

    • Diagnozë e vështirë.
    • Mjekimi i vështirë.
    • Prognozë (ecuri) e lehtë apo e shpejtë.

    Ankesat:

      Problemi më i madh i diagnostikimit është mungesa e simptomave në stadet e hershme të sëmundjes. Disa nga ankesat më të zakonshme janë:

    • Humbja e oreksit.
    • Rënia në peshë.
    • Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut.
    • Ndjesia e të vjellit.
    • Dhimbja e shpinës. Në disa raste pacientet mund të trajtohen për probleme ortopedike sepse përcaktimi i diagnozës së saktë është i vështirë.
    • Shfaqja e shenjave të diabetit – përcaktimi i diagnozës së kancerit të pankreasit mund të paraprihet nga diagnoza e Diabetit.
    • Ikter – zverdhja e syve ose e lëkurës.
    • Në raste të rralla mund të shfaqet prirje për tromboza, si dhe për tumore të llojeve të tjera.

    Diagnoza:

    • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
    • Ekografi Abdominale.
    • Ekoendoskopi (EUS).
    • Rezonancë Magnetike (MRI) e barkut.
    • Radiografia e Rrugëve të Pankreasit dhe të Tëmthit me rrugë endoskopike retrograde (ERCP).
    • Angiografi (MR).
    • CT Skaner dhe Angio CT.
    • Tomografia e Pozitroneve të Emetuara (PET).
    • Analiza Laboratorike:
      • Ca 50 dhe Ca 19-9 kanë vlerë për ecurinë post-operatore dhe/ose për kontrollin e recidivave (rikthimit të sëmundjes). Nuk janë specifike vetëm për kancerin e pankreasit sepse rriten dhe në sëmundje të tjera të traktit tretës.
    • Laparatomi – hapje kirurgjikale e barkut kur diagnoza është e vështirë dhe kur dyshimi klinik është i rëndësishëm.
    • Kur dyshohet për Karcinomë familjare të pankreasit mund të kërkohet edhe diagnostika molekulare gjenetike.

    Trajtimi:

    Vetëm pas vendosjes përfundimtare të diagnozës mjeku specialist rekomandon nëse trajtimi i pacientit do të jetë:

    • Endoskopik.
    • Kirurgjikal.
    • Me Kimioterapi.
    • Mjekim paliativ – në rastet kur ka metastaza dhe kur pacienti është i paoperueshëm.
    • Në rreth 15% të rasteve mund të bëhet heqje radikale ose totale e tumorit. Kjo ndodh sepse është e vështirë që sëmundja të diagnostikohet në stad të hershëm, pra pa filluar përhapja e tij në nyjet limfatike apo në organet e tjera.
    • Në rastet kur heqja e tumorit bëhet në stade të herëshme , që do të thotë kur është prekur vetëm pankreasi dhe nuk janë prekur gjëndrat limfatike pranë saj ,si dhe nuk ka metastaza ( Stadi IA / T1N0M0), 40% e pacientëve mund të kenë jetëgjatësi deri në 5 vjet.
    • Me përhapjen e tumorit në nyje limfatike dhe në organe, jetëgjatësia ulet në mënyrë të ndjeshme.

    Parandalimi:

    Si çdo lloj tjetër kanceri edhe ai i pankreasit është i vështirë për t’u parandaluar. Por, këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje:

    • Ndalimi i konsumit të rregullt të alkoolit.
    • Ndalimi i konsumit të rregullt të duhanit.
    • Në rastin kur dyshohet për një sindromë të trashëgueshme, duhet që familjarët t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor periodik.


    • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.