Pankreatitet kronike


Pankreasi është një organ gjëndor i tubit tretës që prodhon:

  • Enzima të cilat derdhen në zorrë dhe duoden.
  • Hormone të cilat derdhen në gjak.

Pankreasi mund të sëmuret:

  • Në mënyrë të menjëhershëm, duke shkaktuar Pankreatitin Akut. Sëmundje që mbart rreziqe të mëdha për jetën.
  • Në mënyrë graduale duke shkaktuar Pankreatit Kronik, sëmundje që jep ndryshime të vazhdueshme dhe të parikthyeshme të indit të Pankreasit. Këto ndryshime çojnë në një dëmtim të funksionit bazë të pankreasit i cili është prodhimi i enzimave dhe hormoneve.

Disa nga shkaqet kryesore të Pankreatiteve Kronike janë:

  • Abuzimi me alkoolin.
  • Konsumi i duhanit.
  • Sasitë e shtuara të kalçiumit.
  • Sasitë e shtuara të yndyrnave në gjak.
  • Sëmundjet kronike të veshkave.
  • Sëmundjet që bllokojnë kanalet e pankreasit.
  • Keq-ushqyerja dhe/ose nën-ushqyerja.
  • Sëmundjet autoimune, ato gjenetike dhe vaskulare.
  • Ndonjëherë shkaqet e Pankreatit Kronik mbeten të panjohura.

Disa komplikacione të zakonshme të Pakratitit Kronik mund të jenë:

  • Pseudo Kistet – Qese, ose depozita me inde të dekompozuara të cilat mund të zhduken vetë brënda 6 javësh ose mund të mbeten të tilla duke dhënë shtypje të strukturave indore përreth.
  • Diabetin e sheqerit.
  • Ngushtimi i Duodenit.
  • Fistulat (kanale ose tunele) ndërmjet pankreasit dhe lëkurës ose me organet e tjera të barkut.
  • Pseudoaneurizmat (zgjerime anësore në formë xhepi të enëve të gjakut)
  • Trombozë (mpiksje gjaku) e venës së Shpretkës.
  • Shfaqje e Kancerit të Pankreasit tek ata persona që vuajnë për një kohë të gjatë nga Pankreatiti Kronik.

Ankesat:

  • Dhimbja e barkut është shenja kryesore e Pankreatiti Kronik. Atë e kanë mbi 80% e pacientëve. Dhimbja fillon në stomak, lukth dhe përhapet mbrapa në shpinë.
    • Kjo dhimbje është e bezdisshme, e lodhshme dhe konstante.
    • Kjo dhimbje rëndohet 15 deri në 30 min pas buke dhe mund të qetësohet kur i sëmuri përkul trupin përpara.
  • Të përzjera dhe të vjella të cilat mund të shoqërojnë dhimbjen.
  • Rënie në peshë e cila mund të vijë si pasojë e:
    • Mos derdhjes në duoden të enzimave të pankreasit:
  • Kjo shkakton Diarre.
  • Shkakton mos thithjen e produkteve ushqimore.
    • Shfaqjes së diabetit.
    • Mos ushqyerjes për të evituar dhimbjen.
    • Ndjenjës së ngopjes e cila shfaqet për shkak të vonesës së zbrazjes së stomakut.

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinç Direkte, Bilirubinç Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
  • Funksioni i pankreasit: Amilazemi, Amilazuri.
  • Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
  • Sheqeri në Gjak: Glicemi, HbA1c.
  • INR.
  • Gjak Komplet.
  • Lipazemia.
  • Elektroforeza e Proteinave.
  • Uricemia.
  • Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
  • Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
  • Markerat viral: AgHbs, AntiHCV.
  • Analiza Laboratorike në Feçe:
    • Feçe Kandida.
    • Koprokulture.
    • Feçe Parazit.
    • Antigen Fekal për Helikobakter Pilori.
    • Feçe Gjak Okult.
  • Ekografi Abdominale.
  • Skaneri CT.
  • Rezonanca magnetike (RMI) e barkut me kontrast venoz.
  • ERCP – Radiografia e rrugëve të Pankreasit dhe të Tëmthit nëpërmjet futjes së kontrastit nga grykderdhja e tyre me rrugë Endoskopike.
  • EUS – Ekoendoskopi (eko e pankreasit e cila realizohet duke futur në stomak një sondë në majën e të cilit është instaluar eko).

Trajtimi:

Trajtim mund të jetë simptomatik dhe i komplikacioneve.

Trajtimi simptomatik përfshin:

  • Marrjen e medikamenteve qetësues të dhimbjes.
  • Marrjen e enzimave të Pankreasit. Enzima të cilat janë të nevojshme për të kryer tretjen e ushqimeve.
  • Marrjen e frenuesve të sekrecionit acid.
  • Marrjen e vitaminave dhe antibiotikeve në varësi të përfshirjes së infeksionit ose jo.
  • Trajtimi i komplikacioneve është kompleks. Ai mund të jetë një kombinim i trajtimit me medikamentet e mësipërme dhe rrugës kirurgjikale. Format e ndërhyrjes kirurgjikale mund të jenë:

  • Mini invasive, me rrugë Endoskopike (pa hapur barkun), kryesisht për të drenuar Cistet.
  • Me kirurgji konvencionale duke hapur barkun dhe trajtur komplikacionin.

Parandalimi:

Masat parandaluese kanë të bëjnë me:

  • Evitimin e konsumit sistematik të alkoolit dhe të duhanit.
  • Konsumin e një diete ushqimore të shëndetshme e cila shmang yndyrnat shtazore, karbohidratet e rafinuara, brumërat, mishin e kuq, ushqimet e konservuara dhe me përmbajte të shtuara të kripës.
  • Jeta aktive me aktivitet të rregullt fizik.
  • Evitimi i stresit.
  • Me shfaqjen e ankesave në zonën e barkut, sado të lehta të jenë ato dhe në mënyrë të veçantë tek konsumuesit e alkoolit dhe të duhanit, vizita me mjekun Gastro-Hepatolog është shumë e rëndësishme.


KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.