Hepatosteatoze Joetilike quhet dhjamosja e mëlçisë tek personat që nuk konsumojnë alkool. Steatohepatitis Joetilik është një inflamacion (pezmatim, vuajtje e mëlçisë) në kuadrin e një dhjamosje të melçisë tek një person që nuk konsumon alkool.
Shkaqet e kësaj sëmundje nuk vijnë nga alkooli por nga shkaqe të tjera. Disa prej tyra janë:
- Diabeti Mellitus Tip II (sëmundja e sheqerit)
- Medikamente si:
- Amiodaroni.
- Glukokortikoidet.
- Estrogjenet.
- Mbipesha.
- Obeziteti – personat obez kanë risk shumë më të lartë për të pasur dhjamosje të mëlçisë.
Pamja mikroskopike e mëlçisë (ndryshimet që pësojnë qelizat e saj) janë të njëjta në të dyja rastet si në Steatohepatitin Etilik dhe atë Jo Etilik.
Ankesat:
- Pacientët që vuajnë vetëm nga dhjamosja e mëlçisë mund të mos kenë ankesa.
- Në 50% të rasteve mund të kenë ankesa jo specifike, si:
- Ndjesi pa rehatie.
- Fryrje.
- Ndjesi e shtypjes në bark.
- Ndjesi e të vjellit.
- Fryrje barku.
Diagnoza:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike.
- Ekografi Abdominale.
- Analizat laboratorike:
- Gjak komplet.
- Bilirubinë Direkte/Totale, GGT, SGPT, SGOT, ALP.
- Lipidograma.
- Azotemi, Kreatinemi.
- INR.
- Glicemi.
- Proteina totale.
- Fibrinogjen.
- Albuminemi.
- Sideremi, Ferritinemi.
- LDH.
- AgHBs, AntiHCV.
- Elastografia.
- Biopsia e mëlçisë (e cila kërkohet nga mjeku vetëm në rastet e përparimit të sëmundjes në Fibrozë ose Cirrozë të Mëlçisë).
Trajtimi:
Mjeku gjykon për dhënien ose jo të medikamenteve në përputhje me rezultatet e ekzaminimeve të mësipërme.
Parandalimi:
- Konsulta tek mjeku Gastrolog për ata persona që janë mbipeshë pavarësisht mungesës së ankesave.
- Pakësimi ose eliminimi i alkoolit.
- Të sëmurët me Diabet duhet ta mbajnë sëmundjen nën kontroll.
- Rënia nga pesha për personat mbipeshë ose obezë, është thelbësore.
- Aktiviteti fizik i përditshëm është shumë i rëndësishëm.
- Mbajtja e një diete ushqimore të ekuilibruar ndihmon, si për çdo sëmundje tjetër.
- Konsulta tek mjeku për medikamentet e ndryshme që mund të merrni për sëmundje të tjera.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.