Sëmundja e Wilson
(Sëmundja nga mbingarkesa në bakër)

Sëmundja e Wilson është një sëmundje e cila vjen si pasojë e mbingarkesës së organizmit me bakër, pasojë e një mutacioni (devijimi) të genit që është përgjegjës për metabolizmin e bakrit në organizëm. Në vëndet perëndimore kjo sëmundje prek afërsisht 1 në 30 000 njerëz.

Ankesat:

Ankesat, në shumicën e rasteve, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve kronike të mëlçisë. Ato vijojnë si më poshtë:

  • Lodhje, pafuqi.
  • Dhimbje kyçesh dhe muskujsh.
  • Mungesë oreksi.
  • Simptoma neurologjike si dridhje, ngrirje të trupit, çrregullime te të folurit.
  • Unaza e Keyser-Fleischer, e cila është një rreth me ngjyrë jeshile në të kaftë në Korne (pjesa e tejduskshme që mbulon syrin).

Diagnoza:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Kupremia – analizë gjaku për përcaktimin e sasisë totale të bakrit në gjak.
  • Ceruloplazmina (enzimë që mban bakrin në gjak).
  • Përcaktimi i bakrit të lirë në gjak.
  • Kupruria – analizë për përcaktimin e bakrit në urinën e 24 orëve.
  • Evidentimi i unazës së Keyser-Fleischer.
  • Biopsia – e cila përcakton sasinë e bakrit në indin e mëlçisë.

Trajtimi:

  • Trajtim medikamentoz me D-Penicillaminë – e cila lidh ose kap bakrin duke e bërë atë të eliminueshëm nëpërmjet urinës. Ky trajtim mund të çojë në normalizim total të funksionit të mëlçisë.
  • Chelaton terapia që nënkupton futjen në gjak të një substance sintetike që lidhet me metalet e rënda dhe i eliminon ato.
  • Dietë e varfër me bakër (në ushqim dhe në ujë).

Parandalimi:

Familjarët e pacientëve me këtë lloj sëmundje duhet të konsultohen me mjekun Gastro-Hepatolog.



KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.