Përgatitja e pacientit/es për Kolonoskopi
me CitraFleet.


Pacienti/ja duhet të marrë në farmaci 4 paketa CitraFleet me 15gr pluhur secila. Paketat do të përdoren duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme:

2 (DY) DITË PARA EKZAMINIMIT:

  • Vakti i fundit i ushqimit të pacientit/es do të jetë në orën 17:00, 2 (dy) ditë përpara ekzaminimit. Nga ky moment pacienti do të konsumojë vetëm lëngje.

  • 1 (NJË) DITË PARA EKZAMINIMIT:

    • Në orën 12:00, një ditë para ekzaminimit, do të tresë 2 (dy) paketa CitraFleet në një gotë me 300 ml ujë të ftohtë. Për shkak të reaksionit kimik lëngu mund të ngrohet pak, ky fenomen është krejtësisht normal. Do të presë 5 minuta deri sa te ftohet dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën duhet PATJETËR të konsumojë 3 (tre) litra lëngje brënda 3 (tre) orëve të ardhshme.
    • Në orën 17:00 do të tresë 2 (dy) paketa CitraFleet në një gotë me 300 ml ujë të ftohtë. Për shkak të reaksionit kimik lëngu mund të ngrohet pak, ky fenomen është krejtësisht normal. Do të presë 5 minuta deri sa të ftohet dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën duhet PATJETËR të konsumojë 3 (tre) litra lëngje brënda 3 (tre) orëve të ardhshme.

    DITA E EKZAMINIMIT:

    • Ditën e ekzaminimit nuk duhet të konsumojë më asgjë dhe duhet të paraqitet në orarin e caktuar në klinikë.

    KUJDES!!!

  • Lëngjet duhet të jenë të pastra, të tejdukshme dhe JO ME NGJYRË TË KUQE. Kryesisht lëng mishi i pastër (duhet të konsumohet patjetër) dhe lëngje të tjera të tejdukshme me ngjyrë të çelët.Ujë natyral dhe/ose ujë natyral me sheqer.
  • Pas konsumit të CitraFleet dhe sasisë së lëngjeve të detajuara më sipër pacientët do të defekojnë në mënyrë të herëpashershme gjatë gjithë ditës derisa zorra të zbrazet plotësisht. Për këtë arsye rekomandohet që dita përpara ekzaminimit të kalohet në shtëpi.
  • Pacientët që marrin hollues gjaku DUHET TI NDËRPRESIN ato të paktën 3 (tre) ditë përpara ekzaminimit, në varësi të llojit të holluesit të gjakut dhe sëmundjes për të cilën po e marrin këtë hollues gjaku. KUJDES! Ndërprerja e holluesëve të gjakut duhet të kryhet gjithmonë PAS KONSULTËS ME MJEKUN që e ka dhënë këtë mjekim dhe gjithmonë SIPAS UDHËZIMEVE të tij. Në disa raste mjeku mund ta zëvendësojë holluesin e gjakut me një tjetër hollues për periudhën e ndërprerjes. Skema e mjekimit me hollues gjaku do të vazhdojë si më parë pasi të jetë kryer ekzaminimi.
  • Pacientët që vuajnë nga diabeti dhe marrin mjekime për të, DUHET TË PËRGJYSMOJNË DOZËN ditën e ekzaminimit.
  • Pacientët që vuajnë nga tensioni dhe marrin mjekime për të, NUK DUHET TA MARRIN dozën në mëngjesin e ditës së ekzaminimit. Përpara dhe mbrapa ekzaminimit do të vazhdojnë mjekimin si normalisht.
  • Pacienti duhet të vijë i shoqëruar nga 1 (një) person tjetër (familjar ose i afërm) ditën e ekzaminimit.
  • Çdo lloj mjekimi tejtër, përveç atyre të përmendur më sipër, DO TË MERRET SI ZAKONISHT. Mund të konsumoni një sasi të vogël uji me këto medikamente.
  • Nëse nuk zbatohet proçedura përgatitore e mësipërme, në çdo pikë të saj, ekzaminimi nuk mund të kryhet.


  • Për të kryer këtë ekzaminim në klinikën tonë duhet të rezervoni paraprakisht orarin pranë recepsionit, nëpërmjet formularit të rezervimit ose nëpërmjet numrave të telefonit.




    Sharkojeni materialin në PDF:


    Blog