Malabsorbimi Primar


Malabsorbimi është keqthithja e produkteve të tretura ushqimore nga zorra. Malabsorbimi mund të vijë:

  • Për shkaqe funksionale, në rastet kur nuk ka një sëmundje të zorrës.
  • Për shkak të komponentit nervor, si stresi, i cili luan rol vendimtar në përthithjen e ushqimit.
  • Për shkak të transportit jo të mirë të pjesëzave ushqimore (proteina, sheqerorë, yndyra) nga ana e disa elementeve të quajtura enzima transporti. Këto enzima ndodhen në mukozën e zorrës së hollë.

Termi malabsorbim primar i referohet sëmundjeve të zorrës së hollë. Të tilla si:

  • Intoleranca nga gluteni apo fruktoza.
  • Mungesa e laktozës ose e thënë ndryshe intoleranca nga qumështi.
  • Infeksionet e ndryshme parazitare.
  • Morbus crohn.
  • Enteriti nga radioterapia (dëmtimi i zorrës nga radiacioni, kryesisht i zorrës së hollë).

Ankesat:

  • Diarre kronike.
  • Fryrje barku.
  • Rënie në peshë.
  • Dobësi e përgjithshme trupore.
  • Anemi e pashpjegueshme.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Gastroskopi me biopsi në zorrën e hollë.
  • Kolonoskopi me biopsi.
  • Ekografi abdominale.
  • Analiza laboratorike:
    • Funksioni hepatik: bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, CRP, LDH, GGT, fibrinogjen.
    • Hormonet e tiroides: TSH, fT3, fT4
    • Anti transglutaminaza indore IgA.
    • Feçe kandida, koprokulturë, feçe parazit, antigen fekal për helikobakter pilori, feçe gjak okult.
    • Feçe për yndyra, feçe për leukocite, feçe për fibra elastike dhe muskulore.
  • Skaner CT abdominal me kontrast.
  • Rezonanca abdominale me kontrast (RMI).
  • Endoskopia retrograde e rrugëve të tëmthit dhe të pankreasit (ERCP).
  • Kapsulendoskopia (marrja e pamjeve të zorrës së hollë nga një kapsul, që është kamer, e cila gëlltitet dhe filmon).
  • Pasazh i zorrës së hollë dhe asaj të trashë me lëndë kontrasti të marrë nga goja.

  • Trajtimi:

    • Në disa raste vetë pacienti është në gjendje të përcaktojë ushqimin që i shkakton diarre dhe rrjedhimisht duhet ta shmangë konsumin e tij. Disa shembuj mund të jenë:
      • Qumështi – mund të konsumohet qumësht pa laktozë.
      • Gluteni – mund të konsumohen produkte pa gluten (buka, makarona, pica, birra etj).
    • Në varësi të origjinës së sëmundjes vendoset dhe terapia. Mjeku është i autorizuar të vendosë nëse mjekimi kërkon marrjen e suplementeve shtesë. Të tilla si:
      • Enzima të pankreasit.
      • Antibiotikë.
      • Kortizonikë.
      • Ndërhyrje kirurgjikale.
    • Konsultimi me mjekun për çdo medikament tjetër që mund të përdorë.

    Parandalimi:

      Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e ndryshme në jashtëqitje, duke përfshirë këtu edhe diarrenë.

    • Evidentimi dhe eliminimi nga dieta i produkteve ushqimore ose i rrethanave që e çojnë në një jashtëqitje diarreike.
    • Konsumimi i një diete të ekuilibruar ku përfshihen proteinat, karbohidratet dhe yndyrat.
    • Shmangia e stresit, sa të jetë e mundur.
    • Shmangia e marrjes pa kriter të medikamenteve për konstipacionin, pasi ato mund të çojnë në një diarre të pakontrolluar.
    • Konsulta me mjekun në rastet kur diarrea vazhdon mbi tri javë.



    KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.