
Identifikimi i baktereve të rrezikshme gastrointestinale
Kultura e feçes është një analizë laboratorike që ndihmon për të identifikuar bakteret patogjene në zorrë që mund të jenë shkaktarë të diarreve, dhimbjeve abdominale dhe shqetësimeve të tjera të aparatit tretës.
Ky test zbulon praninë e mikroorganizmave të dëmshëm si:
Ky test rekomandohet kur keni simptomat e mëposhtme:
Por, ky test mund të rekomandohet edhe në rast dyshimi për infeksione bakteriale të zorrëve ose si pjesë e check-up-eve për infeksione gastrointestinale, veçanërisht në pacientët me sistem imunitar të dobësuar.
Kjo analizë ralizohet me anën e një mostre të jashtëqitjes ose feçes. Mostra e feçes dërgohet në laborator dhe më pas ajo mbillet në pjata specifike petri dhe lihet në inkubim per minimalisht 2 (dy) ditë. Gjatë kësaj kohe terreni vëzhgohet nëse ka apo jo rritje të patogjenëve. Nëse vërehen rritje atëherë kolonitë ri-mbillen në një pjatë tjetër i vendosen disa antibiotikë. Pjata e re lihet edhe 1 (një) ditë shtesë në inkubim për të parë se cili nga antibiotikët ka efektshmërinë më të lartë. Në përfundim të këtij procesi mikrobiologu jep përgjigjen bashkë me antibiogramën. Mjeku klinicist vendos për mjekimin duke u bazuar në këtë përgjigje.
Diagnostikimi i hershëm i infeksioneve ndihmon në trajtimin më të shpejtë dhe shmangien e komplikacioneve.
📌 Rishikuar nga Dr. Age Hodaj, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional