Kondilomat


Kondilomat janë formacione si kokrriza shumë, të vogla të ngritura mbi lëkurë, që në shumicën e rasteve gjenden në organet gjenitale. Shkaqet kryesore përfshijnë viruset të cilat transmetohen shpesh me rrugë seksuale.

Ankesat:

  • Kruajtje në kanalin anal dhe rreth tij.
  • Djegie në kanalin anal dhe rreth tij.
  • Ndjenjë e lagështirës në atë pjesë të trupit.
  • Dhimbje gjatë procesit të jashtëqitjes.
  • Gjakosja, e cila ndodh rrallë.

Trajtimi:

  • Solucione kaustike kur ato janë të vogla.
  • Trajtim kirurgjikal kur ato janë të mëdha.
  • Partneri i të sëmurit me kondilomë rekomandohet të kontrollohet te mjeku.

Parandalimi:

  • Higjiena personale:
    • Mbajta pastër e pjesës së fundit të zorrës dhe zonës rreth saj.
    • Mospërdorimi i veshjeve të brendshme të personave të tjerë.
    • Përdorimi i peshqirëve duhet të jetë gjithmonë personal.
  • Shmangia e kontakteve seksuale të pambrojtura.
  • Konsulta me mjekun gastrolog.


  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.