Gjithçka që ne marrim nëpërmjet ushqimit përpunohet në Mëlçi, duke përfshirë këtu edhe alkoolin. Mëlçia është organi i vetëm që redukton, përpunon apo shkatërron në një masë të konsiderueshme sasinë e alkoolit që ne konsumojmë. Por, mbrojtja nga intoksikimi (helmimi nga një sasi e caktuar alkooli) sigurohet vetëm në një periudhë të caktuar kohore nga mëlçia.
- Diabeti Mellitus Tip II (sëmundja e sheqerit)
- Konsumimi i përditshëm i 20-30 gram alkooli në ditë për gratë dhe mbi 45 gram alkooli në ditë për burrat jep dëmtime progresive të mëlçisë.
- Konsumi i rregullt i alkoolit mund të ndikojë negativisht në organe të tjera jetike si truri, zemra, pankreasi, etj.
- Konsumimi i alkoolit nga pacientë që marrin edhe medikamente e vështirëson shumë punën e mëlçisë.
- Konsumi i alkoolit në sasira të konsiderueshme dhe në mënyrë të rregullt, e dëmton funksionin normal të mëlçisë, atë të detoksikimit.
- Ky dëmtim çon në ndryshimin ose shkatërrimin e qelizave të mëlçisë, duke shkaktuar edhe depozitime yndyrore të mëvonshme.
- Gjithsesi, në këtë stad mëlçia është akoma e rikuperueshme, dhe mund të shërohet duke normalizuar funksionin e saj, nëse ndërpritet konsumimi i alkoolit në mënyrë të menjëhershme.
- Nëse konsumimi i alkoolit vazhdon, mund të kalohet në një stad tjetër. Në këtë stad mëlçia pezmatohet dhe në gjuhën mjekësore quhet Hepatiti Alkoolik ose Hepatiti nga Alkooli. Ky stad është vërtet i rrezikshëm pasi Hepatiti Alkoolik mund të zhvillohet, pa u vënë re, si një pezmatim kronik i mëlçisë (Hepatiti Kronik Etilik) e deri në Cirrozë të Mëlçisë. Komplikacionet e një Cirroze mund të jenë vdekjeprurëse.
Ankesa:
- Një pjesë e pacientëve me Hepatit nga Alkooli mund të kenë ankesa si:
- Lodhje
- Humbje të oreksit.
- Fryrje të barkut.
- Zverdhje të syve ose të lëkurës.
- Shqetësime që lidhen me trurin si harresa, mos orientimi etj.
- Mund edhe të mos kenë asnjë ankesë.
- Ndjenjën e rëndesës nën harkun brinjor të djathtë
Diagnoza:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike.
- Ekografi Abdominale.
- Analizat laboratorike:
- Gjak komplet.
- Funksioni hepatik (i Mëlçisë): Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
- Funksioni i pankreasit: Amilazemi, Amilazuri.
- Funksioni renal (i Veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
- Sheqeri në gjak: Glicemi, HbA1C.
- Proteina Totale.
- Elektroforeza e Proteinave.
- INR.
- Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
- Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
- Markerat tumoral: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
- Markerat viral: AgHbs, AntiHCV, HIV.
- Uricemia.
- Elastografia – Matja e elasticitetit të indit të Mëlçisë, e cila tregon gradën e zëvëndësimit të këtij indi me ind Fibrotik. Ky i fundit është një ind mbushës i cili nuk ka asnjë funksion të ngjashëm me indin normal të Mëlçisë.
- Biopsia e mëlçisë (e cila kërkohet nga mjeku vetëm në rastet e përparimit të sëmundjes në Fibrozë ose Cirrozë të Mëlçisë).
KUJDES!!! Kontrolli i vazhdueshëm laboratorik i disa prej ekzaminimeve të mësipërme duhet bërë sipas porosisë së mjekut deri në normalizimin e tyre.
Trajtimi:
- Ndërprerja e alkoolit në stad të hershëm të sëmundjes është hapi i parë i mjekimit për këtë sëmundje.
- Marrja e medikamenteve hepatoprotektore, që mbrojnë qelizën e mëlçisë është jetik.
- Evitimi i marrjes së medikamenteve për sëmundje të tjera.
- Vitaminoterapi.
- Mënyra e të ushqyerit dhe e jetesës në përgjithësi është gjithashtu pjesë e mjekimit.
- Shmangia e konsumimit të yndyrnave shtazore.
- Aktiviteti fizik prej të paktën 30-60 minutave në ditë është gjithashtu mjaft i rëndësishëm.
Parandalimi:
- Duhet të evitohet konsumi i përditshëm i çdo lloj alkooli.
- Duhet të evitohet konsumi i përditshëm dhe në mënyrë abusive i yndyrnave shtazore.
- Duhet të evitohet jeta sedentare, duke bërë aktivitetin fizik pjesë të rutinës së përditshme.
- Duhet të evitohet marrja pa kriter e medikamenteve.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.