Hepatiti Kronik, Tipi C


Hepatiti Kronik i Tipit C është një infeksion viral i shkaktuara nga virusi i Hepatitit C, virus i cili futet në organizëm nëpërmjet depërtimit të gjakut, nga një njeri i infektuar te një njeri i shëndoshë. Ju mund ta merrni Hepatitin C edhe nëse kjo sasi gjaku është shumë e vogël për t’u parë. Virusi i Hepatitit C ekziston në disa forma të dallueshme, të njohura si genotipe. Rreth 60% e personave të infektuar, brenda një hapësirë kohore prej gjashtë muajsh mund të kalojnë nga infeksioni akut në infeksion kronik.

Hepatiti Kronik i Tipit C mund të japë një sërë komplikacionesh afatgjata te pacientët e prekur. Ato më të rëndësishmet janë:

  • Cirroza e kompensuar ose e dekompensuar.
  • Kanceri i mëlçisë.
  • Dëmtimet e veshkave.
  • Dëmtimet e enëve të gjakut.

Ju NUK mund ta merrni Hepatitin C nëpërmjet:

  • Përdorimit të tualeteve dhe dusheve publike.
  • Pishinave publike.
  • Djersës apo larjes së rrobave të dikujt me Hepatit C.
  • Ndarjes së enëve, pjatave, gotave ose syzeve të dikujt me Hepatit C.
  • Ushqimit të gatuar nga dikush me Hepatit C.
  • Teshtitjes, kollitjes, puthjes, përqafimit ose qumështit të gjirit.
  • Kafshimit të kafshëve ose pickimit të insekteve.

Ankesat:

Hepatiti Kronik i Tipit C konsiderohet shpesh si infeksion i “heshtur”. Kjo sepse personat e infektuar për shumë vite nuk shfaqin ankesa ose shqetësime, deri në momentin kur virusi arrin të dëmtojë mëlçinë në atë shkallë sa shenjat dhe ankesat e sëmundjes janë të pashmangshme. Ankesat më të zakonshme janë:

  • Lodhje.
  • Humbje e oreksit.
  • Gjakderdhje më e lehtë kur ka dëmtime ose çarje të lëkurës.
  • Nxirje ose mavijosje më e lehtë nëpër gjymtyrë kur ka dëmtime, goditje ose shembje.
  • Zverdhje e lëkurës dhe e syve.
  • Urinë me ngjyrë të errët.
  • Kruajtje e lëkurës (prurit).
  • Ënjtje të këmbëve.
  • Rënie në peshë.
  • Grumbullim i ujit në bark (ascit).
  • Konfuzion, përgjumje dhe e folur jokoherente.
  • Dhimbje e muskujve, e kyçeve dhe e kockave.
  • Të përziera ose të vjella.

Diagnoza:

Hapi i parë është vizita gastro-hepatologjike (çdo gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj). Bazuar në ankesat, ecurinë e këtyre ankesave, historikun e jetës dhe historikun shëndetësor të familjes, mjeku specialist harton planin e ekzaminimeve laboratorike dhe instrumentale, për të vendosur shkallën e infeksionit dhe inflamacionit.

Ekzaminime:

  • Ekografi abdominale.
  • Elastografi e mëlçisë.
  • Biopsi e mëlçisë (nëse rekomandohet nga mjeku gastro-hepatolog).

  • Analiza:

    • Gjak komplet.
    • Urinë komplet.
    • SGOT, SGPT.
    • GGT.
    • Bilirubinë totale, bilirubinë direkte.
    • INR, niveli i protrombinës.
    • Fibrinogjen, ALP.
    • Albuminemi, proteinë totale.
    • Azotemi, kreatinemi.
    • Glicemi, Hb1Ac.
    • Lipidogramë.
    • PCR, LDH.
    • Uricemi.
    • AgHBs.
    • Anti HBc-IgM, AgHBe, Anti HBe.
    • Anti HCV.
    • HCV-RNA.
    • Genotipi i virust C.
    • HIV 1-2.

    Trajtimi:

  • Trajtimi me medikamente antivirale është shumë efektiv në 90% të rasteve dhe arrin të shërojnë infeksionin. Kohëzgjatja e trajtimit varet nga genotipi i Hepatitit që ka pacienti.
  • Është e domosdoshme kryerja e analizave të gjakut gjatë trajtimit, për të parë ecurinë e mjekimit.
  • Po kështu kryerja e analizave të gjakut menjëherë pas mjekimit.
  • Ekzaminime instrumentale të përsëritura 12 deri në 24 javë pasi mjekimi të ketë përfunduar.
  • Ruajta e një ekuilibri ushqimor dhe jetësor të shëndetshëm, duke shmangur alkoolin, duhanin, yndyrat shtazore dhe stresin.

Parandalimi:

  • Shmangni marrjen e gjakut në vende që nuk i testojnë dhurimet e gjakut.
  • Nëse jeni punonjës i shërbimit shëndetësor, gjithmonë ndiqni masat paraprake standarde.
  • Mos shkëmbeni shiringa, age ose mjete të tjera të injektimit të drogës.
  • Tregoni kujdes kur bëni zgjedhjen e studios së tatuazheve ose të shpimit për vathë. Sigurohuni që janë profesionistë të liçensuar dhe që përdorin gjilpëra të reja për çdo klient.
  • Mos shkëmbeni furçat e dhëmbëve ose brisqet.
  • Përdorni gjithmonë prezervativ nëse keni më shumë se një partner seksual.

  • Kujdes!!! Nëse në të kaluarën keni qenë i diagnostikuar me Hepatit C dhe jeni kuruar, ju përsëri mund të infektoheni nga virusi i Hepatitit C. Personat e prekur nga Hepatiti C, duhet të vaksinohen gjithashtu edhe për Hepatitin A dhe B.


KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.