Hemorroidet ose Majasëlli


Hemorroidet janë enë gjaku në sipërfaqen e brëndshme të kanalit anal. Funksionet e tyre janë:

  • Të mbyllin kanalin anal nga brënda në mënyrë që të mos ketë dalje të pavullnetshme të gazrave dhe/ose jashtëqitjes.
  • Të mbrojnë muskujt e kanalit anal.


  • Blog

    Në rastet kur individi ka vështirësi dhe/ose sforcim në jashtëqitje (vuan nga Konstipacioni), Hemorroidet zgjerohen dhe tentojnë të dalin jashtë kanalit anal.


    Ankesat

  • Jashtëqitje me gjak.
  • Defekim në mënyrë të pavullnetshme.
  • Ndjenjë dhimbje në kanalin anal.
  • Ndjesi për të shkuar urgjent në tualet.


Trajtimi:

  • Rregullim i menjëhershëm dhe i zgjatur i dietës ushqimore.
  • Trajtim me medikamente (lokalisht dhe/ose nga goja).
  • Në rrugë kirurgjikale nëse Hemorroidet janë në stad të avancuar.


Blog

Parandalimi:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike me shfaqjen e ankesave të para.
  • Të evitohet Konstipacioni nëpërmjet dietës së pasur me zarzavate dhe fruta.


  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.