
Numërimi diferencial i leukociteve – një dritare mbi sistemin tuaj imunitar.
Formula leukocitare ose numërimi diferencial i leukociteve analizon në detaje llojet e ndryshme të qelizave të bardha të gjakut (leukociteve), të cilat janë të rëndësishme për luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve.
Ky test është pjesë plotësuese e hemogramës ose gjakut komplet dhe ndihmon mjekun të kuptojë më mirë llojin e reagimit imunitar në organizëm.
Neutrofilet → Janë linja e parë e mbrojtjes së trupit, duke luftuar dhe shkatërruar shpejt bakteret në rast infeksioni akut.
Limfocitet → Sigurojnë mbrojtje afatgjatë, duke identifikuar dhe eliminuar viruset, qelizat e infektuara dhe disa qeliza kanceroze.
Monocitet → Pastrojnë indet duke “gëlltitur” mikroorganizmat dhe qelizat e dëmtuara; shndërrohen në makrofagë brënda indit për një mbrojtje më të plotë.
Eozinofilet → Mbrojnë organizmin nga parazitët helmintikë (askaridet, oksjuret, etj.) dhe kontribuojnë në reagimet alergjike e inflamatore, duke çliruar substanca që ndikojnë në indet përreth.
Bazofilet → Lëshojnë substanca si histamina gjatë reaksioneve alergjike dhe ndihmojnë në rregullimin e proceseve inflamatore.
Mjeku mund ta rekomandojë këtë analizë për:
Kjo analizë kryhet përmes një mostre gjaku. Nuk kërkohet përgatitje e veçantë. Shpesh është pjesë e paketës së hemogramës.
Rezultatet japin përqindjen dhe numrin absolut të çdo tipi të leukociteve.
📌 Neutrofile të rritura → infeksion bakterial akut.
📌 Limfocite të rritura → infeksion viral.
📌 Eozinofile të rritura → alergji, bronshit, astmë dhe/ose infeksion parazitar.
📌 Monocite të rritura → rikuperim nga infeksionet apo sëmundje inflamatore.
📌 Bazofile të rritura → më rrallë, mund të lidhen me alergji të avancuara ose çrregullime të rralla të gjakut.
Numërimi diferencial i leukociteve është një analizë thelbësore për vlerësimin e sistemit tuaj imunitar. Ai ndihmon në diagnostikimin dhe ndjekjen e infeksioneve, alergjive dhe shumë sëmundjeve të tjera.
📌 Rishikuar nga Dr. Aurora Knuti, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional