Fistulat Perianale


Fistulat janë kanalëza që formohen midis pjesës së fundit të zorrës së trashë, ose kanalit anal dhe lëkurës rreth këtij të fundit.

Ankesat:

    Këto fistula nxjerrin:

  • Sekrecione nga plaga në formë qelbi.
  • Në disa raste sekrecione të përziera me gjak.

Trajtimi:

  • Mjekimi më i mirë i fistulave është trajtimi kirurgjikal.
  • KUJDES!!! Kur fistulat janë të gjera ato mund të dëmtojnë funksionin e kanalit anal.
  • Në të tilla raste pacientët mund të përfitojnë nga drenimi i suturuar, pra i mbajtur për një kohë të zgjatur, i cili bën që të thahet dhe të shërohen rreth 60% e pacienteve. Në rastet e tjera aplikimi direkt në fistula i materialeve biologjike aktive mund t’i mbyllë këto fistula dhe të shmangë ndërhyrjen kirurgjikale.

Parandalimi:

  • Vizita gastro-hepatologjike sapo shfaqen ankesat e para.
  • Mbajta pastër e pjesës së fundit të zorrës dhe e zonës rreth saj mund të parandalojë krijimin e fistulave.


  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.