
Vlerësimi i koagulimit të gjakut
Fibrinogjeni është një analizë gjaku e cila mat sasinë e fibrinogjenit në sistemin e qarkullimit të gjakut. Fibrinogjeni është një proteinë kyçe në procesin e koagulimit të gjakut dhe luan një rol të rëndësishëm në ndalimin e gjakderdhjeve dhe në shërimin e plagëve.
Fibrinogjeni prodhohet nga mëlçia dhe qarkullon në gjak në formë të tretur. Kur ndodh një dëmtim ose lëndim, fibrinogjeni shndërrohet në fibrinë – një rrjetë e hollë që ndihmon në koagulimin e gjakut dhe ndalimin e gjakderdhjes.
Mjeku mund të kërkojë këtë analizë në disa raste. Ato më të rëndësishmet përfshijnë:
🔽 Nivele të ulëta mund të tregojnë për rrezik gjakderdhjeje, probleme në mëlçi ose një çrregullim të trashëguar të koagulimit.
🔼 Nivele të larta mund të jenë tregues i një inflamacioni aktiv, infeksioni kronik, shtatzënie, apo rreziku të rritur për koagulimin e gjakut.
Testi i fibrinogjenit ofron informacion të rëndësishëm për gjendjen e sistemit të koagulimit dhe mund të ndihmojë në diagnostikimin ose ndjekjen e shumë situatave mjekësore.
📌 Rishikuar nga Dr. Aurora Knuti, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional