Feçe Parazit 🦠🧪


Feçe Parazit

Feçe Parazit 🦠🧪

Ky test ndihmon për të identifikuar praninë e vezëve, larvave ose vetë parazitëve intestinalë në feçen e pacientit. Infeksionet nga parazitët janë më të zakonshme se sa mendohet dhe mund të shkaktojnë çrregullime të shumta gastrointestinale.


Cilët parazitë mund të identifikohen? 🔬

  • Giardia lamblia,
  • Entamoeba histolytica,
  • Blastocystis hominis,
  • Ascaris lumbricoides,
  • Enterobius vermicularis,
  • Taenia,
  • Dhe shumë të tjerë.

Kur rekomandohet ky test? 🧪

  1. Kur shfaqen simptoma si:
    • Diarre që zgjat më shumë 3-4 ditë.
    • Fryrje dhe gazra të shpeshta.
    • Dhimbje barku pa shkak të qartë.
    • Humbje peshe pa arsye.
    • Lodhje e vazhdueshme.
  2. Pas udhëtimeve në vende me higjienë të dobët ose ujë të ndotur.
  3. Te fëmijët dhe personat me imunitet të ulët.

Si realizohet analiza?

Kjo analizë ralizohet me anën e një mostre të jashtëqitjes ose feçes. Mostra e feçes merret dhe analizohet në mikroskop, nga mikrobiologu, për të identifikuar vezë ose parzitë. Në disa raste mund të nevojiten disa mostra feçesh në ditë të ndryshme për të rritur saktësinë e diagnostikimit.


Një analizë e thjeshtë që ndihmon në trajtimin e saktë të infeksioneve të zorrës ✅

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i infeksioneve parazitare ndihmon në rikuperimin më të shpejtë dhe parandalon përhapjen tek të tjerët.


📅 Nëse keni simptoma të zgjatura gastrointestinale ose keni qenë në kontakt me ujë apo ushqim të kontaminuar, një check-up që përfshin testin për parazitë në feçe është i domosdoshëm për shëndetin tuaj. 💡


📌 Rishikuar nga Dr. Age Hodaj, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo


KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.