Feçe Candida🦠🍄


Feçe Candida

Feçe Candida🦠🍄

Testi i kandidës në feçe ndihmon për të zbuluar praninë e mykut (ose kërpudhave) të llojit Candida në traktin tretës. Candida është një mikroorganizëm që zakonisht gjendet në sasi të vogla në trupin e njeriut, por në kushte të caktuara mund të shumohet dhe të shkaktojë infeksione.


Kur ndodh rritja e kandidës? 🔍

  • Pas përdorimit të antibiotikëve për një kohë të gjatë.
  • Në raste të sistemit imunitar të dobësuar.
  • Tek pacientët me dietë të pasur me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara.
  • Në sëmundje të tilla si diabeti mellitus.

Kur rekomandohet testi i kandidës në feçe? 🧪

  1. Kur keni simptoma të tilla si:
    • Fryrje abdominale.
    • Diarre ose kapsllëk të zgjatur.
    • Dhimbje barku pa shkak të qartë.
    • Ndjesi lodhjeje, mjegull mendore, ose irritim i lëkurës.
  2. Për të monitoruar pacientët që kanë kandidozë të përsëritur.

Si realizohet analiza? 🧐

Kjo analizë ralizohet me anën e një mostre të jashtëqitjes ose feçes. Mostra e feçes dërgohet në laborator dhe më pas ajo mbillet në pjata specifike petri dhe lihet në inkubim për minimalisht 2 (dy) ditë. Gjatë kësaj kohe terreni vëzhgohet nëse ka apo jo rritje të Candida-s. Nëse vërehen rritje atëherë kolonitë ri-mbillen në një pjatë tjetër dhe i vendosen disa antimykotikë. Pjata e re lihet edhe 1 (një) ditë shtesë në inkubim për të parë se cili nga antimykotikët ka efektshmërinë më të lartë. Në përfundim të këtij procesi mikrobiologu jep përgjigjen bashkë me antimykogramën. Mjeku klinicist vendos për mjekimin duke u bazuar në këtë përgjigje.


Si interpretohen rezultatet? 📊

🔴 Rezultati pozitiv tregon një rritje jonormale të Candida spp. në traktin tretës, që mund të kërkojë trajtim antimykotikë.

🟢 Rezultati negativ nënkupton një nivel normal ose mungesë të kandidës në feçe.


Një test i rëndësishëm për të identifikuar çekuilibrat mikrobialë në zorrë ✅

Ekuilibri i florës intestinale është thelbësor për tretjen, imunitetin dhe mirëqenien e përditshme.


📅 Nëse ndiheni të fryrë, të lodhur pa shkak të qartë, ose vuani shpesh nga infeksione mykotike, një check-up që përfshin testin e Candida-s në feçe mund të ndihmojë për një diagnozë më të saktë. 💡


📌 Rishikuar nga Dr. Age Hodaj, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo


KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.