Nëse jeni diagnostikuar me një nga sëmundjet e mësipërme:
Udhëzimet
Grupimi | Të shmangen | Këshillohen |
---|---|---|
Qumështi dhe nënproduktet | Kosi i frutave, qumështi normal (4% yndyrë), salca e kosit, akullorja. | Qumështi dhe kosi pa yndyrë (max 1%),djathi me pak yndyrë, akullorja me pak yndyrë |
Zarzavatet | Panxhari, brokoli, lakra, lulelakra, misri, fasulet, kërpudhat, bamjet, qepët, specat, spinaqi, kungulli. | Shumica e zarzavateve të gatuara mirë dhe pa fara, patate pa lëkurë, sallatë jeshile, lëng zarzavatesh i kulluar. |
Frutat | Të gjithë frutat e gjalla përveç mollës së qëruar, bananes së pjekur mirë, dhe pjeprit. Qershitë dhe frutat e pyllit të konservuara, lëngu i kumbullave të thata, frutat e thata. |
Lëng frutash pa tul (përveç lëngut të kumbullave të thata), banana të pjekur mirë, pjeprat e ndryshëm, mollët e qëruara, frutat e konservuara (përveç qershive dhe frutave të pyllit). |
Buka dhe drithërat | Buka me krunde, makaronat me krunde, krekërsat me krunde, orizi bojëkaf, dhe buket e ndryshme me fara. | Buka, makaronat, krekërsat dhe çdo gjë e bërë me drithëra të përpunuara dhe miell të bardhë. |
Proteinat | Çdo llojmishi me dhjamë ose i skuqur,salçiçet, pançeta, sallami, mishi i forte për tu përtypur, vezët e skuqura, fasulet, frutat e ndryshme të thata, gjalpi i kikirikut. | Mishërat e butë, të gatuarmirë, pula, peshku, veza të përgatitura pa yndyrë. |
Yndyra, vajrat | Kufizoni sasinë e yndyrnave në më pak se 8 lugë çaji në ditë. | Kufizoni sasinë e yndyrnave në më pak se 8 lugë çaji në ditë. |
Pijet | Pijet alkoolike, pijet me shumë sheqer nëse përkeqësojnë diarrenë, çdo lloj pije me kafeinë si kafeja, coca-cola, çajrat e ndryshëm. | Uji, kafeja, çajrat dhe disa lëngje pa kafeinë. |
Te tjera | Substancat ëmbëlsuese si sorbitoli, mannitoli, xylitoli të cilat gjënden në çamçakizat dhe ëmbëlsirat pa sheqer, si dhe në disa lloje medikamentesh. |
Shkarko PDF:
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional