Dieta Nordike. A duhet ta provoni?


Vendet nordike të Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë, Islandës, Suedisë dhe Grenlandës janë shpesh të njohura për jetëgjatësinë e banorëve të tyre. A mund të jetë kjo fal dietës së tyre ushqimore?

Po, mundet. Një përmbledhje e studimeve kërkimore shkencore tregoi se dieta ushqimore nordike shoqërohet me rreziqe më të ulëta të diabetit, sulmit në zemër, goditjeve në tru dhe kancerit kolorektal.

Ashtu sikurse dieta e famshme mesdhetare, edhe dieta nordike përqendrohet në fruta, perime dhe ushqime të tjera të pasura me lëndë ushqyese. Por në dallim me të, dieta nordike vë theksin tek përdorimi i vajit të kanolës në vend të vajit të ullirit.

Por, çfarë ushqimesh të tjera përfshin dieta nordike dhe çfarë përjashton?


Blog

Amanda Stinson, dietologe në qëndrën mjekësore “Aurora Health Care” në Grafton, WI, jep ndarje si mëposhtë:

  • Konsumoni më shumë:

    • Frutat, veçanërisht manaferrat si boronicat, luleshtrydhet dhe mjedrat, po ashtu mollët dhe dardhat
    • Perime si patatet, karotat, majdanozët, qepët dhe perimet e tjera me rrënjë; perimet kryqëzuese si lakra, brokoli dhe lakrat e Brukselit
    • Drithërat, si ushqimet e bëra me thekër, elb dhe tërshërë
    • Peshq si salmoni, harengë, skumbri, merluci dhe shalqi
    • Proteina me bazë bimore si arrat, farat dhe fasulet

  • Qumështi dhe yndyrnat: Qumësht me pak yndyrë, kos dhe djathë, vaj kanola, arra dhe fara
  • Më pak mish: Kur hahet sugjerohen- shpendë me yndyrë të ulët, gjeldeti, qengji, lepuri, fazani, dreri dhe kafshë të tjera të egra


  • Shmangni:

    • Mishin e viçit dhe mishra të tjerë të kuq
    • Pije të ëmbla dhe ushqime të tjera me sheqerna të shtuara
    • Ushqimet e përpunuara dhe aditivët e ushqimit