
CA 125 është një analizë gjaku që përdoret si markues tumoral, kryesisht për ndjekjen e kancerit të vezoreve.
CA 125 (Cancer Antigen 125) është një proteinë që prodhohet nga qeliza të ndryshme, sidomos ato që mbulojnë:
Ky test përdoret më shpesh për ndjekjen e kancerit të vezoreve, por mund të rezultojë i rritur edhe në sëmundje të tjera beninje apo malinje.
Mjeku mund të kërkojë testin CA 125 në rast se:
Kjo analizë kryhet përmes një mostre gjaku dhe nuk kërkon përgatitje specifike. Në disa raste rekomandohet që të kryhet në ditë të caktuara të ciklit menstrual, pasi hormonet mund të ndikojnë në nivelin e saj.
Vlera normale e kësaj analize është: 0 – 35 U/mL
⬆️ Një CA 125 e rritur mund të tregojë:
⚠️ Testi nuk përdoret për “screening” ose check-up tek femrat pa simptoma, pasi mund të japë rezultate false pozitive. Vlerësimi i plotë klinik është thelbësor.
Një vlerë normale e CA 125 nuk e përjashton plotësisht praninë e kancerit.
CA 125 kërkohet zakonisht bashkë me:
Testi CA 125 është një analizë e rëndësishme për ndjekjen e femrave me kancer të vezoreve, por gjithmonë duhet të interpretohet në kontekstin e gjëndjes klinike dhe rezultateve të tjera.
📌 Rishikuar nga Dr. Aurora Knuti, Mjeke Laboratori, Klinika Kajo
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional