Karriera

Pozicioni i Punës:
Menaxher i mediave sociale

Përshkrim i shkurtër:

Menaxherët e mediave sociale drejtojnë strategjinë e mediave sociale të një kompanie për të rritur shikueshmërinë online të biznesit dhe për të shtuar angazhimin online të klientëve. Qëllimi kryesor është rritja e bazës së klientëve të biznesit. Si menaxher i mediave sociale, ju do të menaxhoni prezencën online të kompanisë duke krijuar një strategji, duke prodhuar shkrime dhe postime të mira, duke analizuar të dhënat e përdoruesve, duke ndihmuar dhe lehtësuar shërbimin ndaj klientit, dhe duke menaxhuar projekte dhe fushata. Në kompani të mëdha, roli i menaxherit të mediave sociale mund të jetë i specializuar vetëm në këtë detyrë. Në kompani të vogla dhe të mesme, ky rol është i përzier me detyra të tjera marketingu dhe komunikimit.


Detyrat:

Si menaxher i mediave sociale, ju duhet të:

• Krijoni strategji kreative dhe gjithëpërfshirëse për mediat sociale të kompanisë.
• Të menaxhoni punët e përditshme të të gjithë kanaleve të mediave sociale si Linkedin, Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Website i kompanisë, Google My Business, Tiktok dhe Youtube, duke përshtatur shkrimet dhe postimet për secilin kanal.
• Të mbikëqyrni, kontrolloni, planifikoni dhe të postoni materiale në platforma të ndryshme duke përdorur platforma të tilla si Sprinklr, Hootsuite, Asana dhe Olapic.
• Të krijoni materiale të mira dhe gjithëpërfshirëse për klientët aktuale dhe potenciale (dhe/ose të kontraktoni të jashtëm) për të gjitha platformat sociale.
• Të krijoni, lançoni dhe menaxhoni fushata të reja që promovojnë kompaninë dhe brandin.
• Të krijoni marrëdhënie kyçe me "influencers" nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale.
• Të kryeni studime dhe kërkime për audiencën dhe për mënyrën e funksionimit të platformave të ndryshme të mediave sociale.
• Të menaxhoni dhe ndihmoni komunitetet e mediave sociale duke ju përgjigjur postimeve dhe duke krijuar diskutime.
• Të monitoroni, ndiqni, analizoni dhe raportoni për performancën e mediave sociale duke përdorur mjete si Google Analytics dhe Facebook Insights.
• Të kërkoni, studioni dhe vlerësoni trendet dhe teknikat e fundit në mënyrë që të gjeni mënyra të reja dhe më të mira për të matur aktivitetin e mediave sociale.
• Të analizoni aktivitetin e konkurrencës.
• Të rekomandoni përmirësime për të rritur performancën.
• Të vendosni "target" për të rritur shikueshmërinë e brandit dhe për të rritur përfshirjen e klientëve.
• Të menaxhoni, motivoni dhe trajnoni staf të ri në fushën e menaxhimit të mediave sociale.
• Të menaxhoni një buxhet vjetor për aktivitetin e mediave sociale.
• Të edukoni pjesën tjetër të stafit në përdorimin e mediave sociale dhe të promovoni përdorimin e tyre brenda kompanisë.
• Të nxisni bashkëpunimin midis ekipëve dhe departamenteve të ndryshme.
• Të lidheni vazhdimisht me klientët edhe nëpërmjet telefonit, emailit apo balle për balle.

Oret e punës:

Orari do të jetë 08:00–17:00 nga e Hëna në të Premte, me 1 orë pushim me zgjedhje të punonjësit. E Shtunë e Diele janë pushim. Por, shpesh mund të duhet të punoni nëpërmjet celularit nga shtëpia në fundjavë, gjatë pushimeve ose jashtë orarit zyrtar, kur ka përgjigje për tu kthyer, afate për tu respektuar dhe/ose fushata në zhvillim.



Kualifikimet:
Të gjithë ata që kanë një arsim të lartë nga të gjitha disiplinat janë të pranueshëm. Por deget e mëposhtme janë më të preferuara:
• Publicitet
• Menaxhim biznesi
• Gazetari
• Marketing (sidomos marketing dixhital)
• Media dhe komunikim
• Mardhënie me publikun

Cilësitë personale, njohuritë individuale, dhe përvojat e mëparshme janë po aq të rëndësishme sa arsimi.
Njohja e gjuhës Angleze është e detyrueshme.



Aftësitë:
Ju duhet të keni:
• Njohuri shumë të mira të përdorimit të pjesës më të madhe të platformave të mediave sociale, sidomos në lidhje me reklamimin, brandimin dhe klientët.
• Aftësi shumë të mira në shkrim dhe redaktim, të përshtatshme për çdo platformë, që nga aftësia e të shkruarit të një postimi të shkurtër në Facebook e deri tek përdorimi i teknikave të duhura për të treguar një histori.
• Njohuri shumë të mira të algoritmeve të kërkimit dhe SEO (search engine optimization).
• Kreativitet për të shkruar dhe për të sjellë ide të reja dhe innovative.
• Aftësi shumë të mira në komunikim për të artikuluar idetë tek kolegët dhe klientët.
• Aftësi për të punuar në grup, aftësi për të bashkëpunuar dhe për "networking".
• Aftësi organizative, aftësi për të vendosur prioritete, për të punuar në projekte të ndryshme dhe për të menaxhuar fushata të ndryshme në të njëjtën kohe.
• Aftësi për të punuar mirë nën presion për të arritur afatet e caktuara.
• Aftësi për të analizuar të dhëna dhe për të interpretuar statistika.
• Aftësi për të menaxhuar komunitetet online dhe aftësi në shërbim ndaj klientit duke balancuar mirë publicitetin dhe stimulimin e diskutimit midis klientëve aktualë dhe potencialë.
• Një sy kritik për detajet dhe aftësi për të punuar me saktesi.
• Motivacion dhe angazhim të plotë.
• Njohje shumë të mirë e gjuhës angleze, sidomos e lexuar dhe e folur.

Eksperienca në punë

Eksperienca e mëparshme në një pozicion të ngjashëm nga 1 deri në 3 vjet është e preferuar.
Eksperiencë e mëparshme si "freelancer" në fushën e mediave sociale apo të vetëpunësimit në këtë fushë është gjithashtu e preferuar.
Eksperienca të mëparshme në marketing, në media apo gazetari do të merren në konsideratë.